
Shpesh shumë punonjës humbasin në atë që janë duke bërë dhe harrojnë që puna e përditshme, detajet e vogla që nuk u kushtojnë rëndësi, nuk i lejojnë të ngjisin shkallët e karrierës.
Ja 10 arsyet që ju jeni duke bërë gabim që nuk ju lejojnë të rriteni në detyrë.
Jeni duke injoruar rregullat thelbësore të biznesit
Çdo kompani ka rregullat, zakonet dhe udhëzimet e veta. Ju duhet t’i ndiqni ato rregulla me rigorozitet.
Jeni thjeshtë duke bërë punën tuaj
Flisni me shefat tuaj dhe bëjini të ditur suksesin e punës tuaj si dhe kërkoni mbështetjen e tyre për projektet që keni. Kështu, ju i jepni shefave tuaj dëshmi se ata mund të mbështeten tek ju.
Jeni duke përdorur një fjalor të varfër dhe plot gabime
Pasurojeni fjalorin dhe rregullojeni drejtshkrimin tuaj për të qenë sa më të rregullt.
Nuk kërkoni këshilla
Kurioziteti dhe ambicia juaj do të tregojë edhe zellin tuaj për të punuar dhe me këshillat konkrete mund t’i arrini më shpejt sukseset.
Nuk shoqëroheni kurrë me ekipin tuaj të punës
Nëse kolegët janë duke shijuar një drekë apo pije jashtë bashkojuni dhe ju. Konsiderojeni këtë një kohë të mirë për të mësuar më shumë rreth biznesit dhe kolegëve.
Jeni duke punuar shumë, edhe jashtë orarit, por jo në mënyrë të zgjuar
Pyesni shefat, kolegët për një mënyrë më efektive të zgjidhjes së punëve dhe problemeve.
Nuk mësoni asnjëherë asgjë të re
Kompanitë duan persona që janë në gjendje të thithin ide të reja, inovative dhe më efektive në punë.
Mendoni se nuk duhet të ndryshoni
Është fakt i ditur se punonjësit “urrejnë” qëllimet që vendosin kompanitë dhe rezistojnë të ndryshojnë. Por, kjo është e gabuar.
Ankoheni shumë
Qëndrimi pozitiv duhet t’ju shoqërojë kudo dhe duhet të jetë një mesazh për të gjithë.
Nuk kërkoni rritje në detyrë
Zhvilloni takime dhe tregojuni performancën tuaj në punë për të kërkuar rritje në detyrë dhe përgjegjësi.
