
Çdo brez ka pasur momentet e veta kur është ndjerë “cool”, por mënyra se si e përkufizojnë këtë ndryshon shumë. Në kulturën pop, ka disa shenja që zakonisht lidhen me “cool”-in: syze dielli, shumë miq, talent i veçantë dhe një reputacion karizmatik.
Madje është bërë edhe një studim që e përshkruan “cool”-in me 6 tipare: të jesh më ekstrovert, aventurier, i hapur dhe i pavarur. Por, si e shikon secili brez këtë?
Boomers
Për këtë brez, të jesh “cool” do të thotë të rebelohesh ndaj rregullave. Të rritur në familje më strikte dhe në kohë të trazuara si vitet ’60, ata e shohin “cool”-in tek autenticiteti dhe te guximi për të qenë vetvetja. Stili i veçantë i veshjes dhe të folurit hapur janë shenja të “cool”-it për ta.
Gen X
Ky brez është i njohur për pavarësinë ekstreme. Për ta, “cool” do të thotë të jesh i pavarur, i qetë dhe mos t’i marrësh gjërat shumë seriozisht. Edhe pse shpesh nënvlerësohen, Gen X ka ndikuar shumë në kulturën pop, muzikë dhe art që ende i përdorim sot.
Millennials
Millennials janë brezi që u rrit me teknologjinë e parë. Për ta, "cool" është të kesh shumë miq, të organizosh festa, të jesh i talentuar dhe të shkosh në vendet më "in" për t’u argëtuar. Edhe pse shpesh quhen “cringe” nga Gen Z, ata janë brezi që jetoi pa frikën e vazhdueshme të gjykimit online.
Gen Z
Për Gen Z, “cool” është autenticiteti i pastër dhe vetëdija sociale. Nuk është më “cool” të jesh i ashpër apo i pasjellshëm. Kjo gjeneratë vlerëson më shumë ndikimin pozitiv, punën me kuptim dhe të qenit real në një botë shumë të lidhur nga teknologjia.
