Njerëzit me tipare narcisiste shpesh kanë aftësi të forta për manipulim. Pas një fasade karizme dhe sjelljeje tërheqëse, shpesh fshihet dëshira për kontroll dhe pushtet mbi të tjerët.

Të njohësh këto taktika është shumë e rëndësishme për të mbrojtur veten dhe për të kuptuar kur dikush po të manipulon.

Më poshtë janë 7 mënyra të zakonshme që përdorin narcisistët për të manipuluar të tjerët:

1. Të bërit të dyshosh tek vetja

Ata shtrembërojnë realitetin që të të bëjnë të dyshosh tek vetja. Kjo të bën të ndihesh i/e pasigurt dhe më i/e lehtë për t’u kontrolluar.

2. Të dhënit shumë dashuri dhe pastaj nënvlerësimi

Në fillim të mbulojnë me dashuri, vëmendje dhe komplimente. Më vonë, fillojnë të të kritikojnë dhe të të nënvlerësojnë, duke të bërë të kërkosh sërish aprovimin e tyre.

3. Viktimizimi

Shpesh e paraqesin veten si viktimë, edhe kur janë gabim, për të fituar simpati dhe për të shmangur fajin.

4. Japin informacionin që duan

Japin vetëm atë pjesë të informacionit që u leverdis, duke fshehur detaje të rëndësishme për të manipuluar perceptimin tënd.

5. Fajësimi dhe shantazhi emocional

Të bëjnë të ndihesh fajtor/e për ndjenjat ose veprimet e tyre, në mënyrë që të pranosh kërkesat e tyre.