Policia turke ka ndaluar 22 persona, përfshirë disa figura të njohura të industrisë së filmit dhe muzikës, në kuadër të një hetimi për vepra të dyshuara që lidhen me substance narkotike dhe prostitucionin në Stamboll, sipas raportimeve të mediave lokale.

Mes të ndaluarve raportohet se janë këngëtari Kenan Dogulu, aktorja e njohur turke Beren Saat, muzikanti Ozan Dogulu, aktori Enis Arikan, këngëtari Berdan Mardini dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale Kerimcan Durmaz, shkruan Turkiyetoday.

Operacioni u zhvillua nga njësitë kundër narkotikëve të Drejtorisë së Policisë së Stambollit, në kuadër të një hetimi të udhëhequr nga Zyra e Kryeprokurorit Publik.

Autoritetet kishin lëshuar urdhra ndalimi për 22 të dyshuar, përpara se ekipet e policisë t’i merrnin ata në paraburgim. Ky rast është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Turqisë për të luftuar narkotikët, të cilët zyrtarët i konsiderojnë një shqetësim serioz për shëndetin publik dhe sigurinë.

Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me akuzat specifike ndaj secilit person apo me fazën aktuale të procesit gjyqësor.