Pas dasmës së tyre në Siçili, Dua Lipa dhe Callum Turner po shijojnë ditët e para si çift i martuar në një nga destinacionet më romantike të Italisë.

Sipas raportimeve të mediave britanike, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe aktori britanik janë vendosur në Taorminë, ku po kalojnë muajin e mjaltit në hotelin luksoz San Domenico Palace. Hoteli me pamje mahnitëse drejt Malit Etna dhe Detit Jon është i njohur në mbarë botën pasi shërbeu si një nga lokacionet kryesore të sezonit të dytë të serialit të suksesshëm “The White Lotus”.

Të sapomartuarit janë fotografuar duke shëtitur dorë për dore në rrugicat piktoreske të qytetit, larg zhurmës së ceremonive dhe vëmendjes së madhe mediatike që shoqëroi dasmën e tyre luksoze.

Pas një dasme që bëri xhiron e mediave ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Callum Turner duket se kanë zgjedhur qetësinë dhe romantizmin e bregdetit italian për të nisur kapitullin e ri të jetës së tyre së bashku.