Këngëtarja Jennifer Lopez ka kujtuar një moment thellësisht emocional nga jeta e saj, divorcin me Ben Affleck. Duke folur në podkastin “Films to be Buried With” të Brett Goldstein, këngëtarja zbuloi se mendonte vazhdimisht për fëmijët e saj, vendosi të shikonte një film së bashku me prindërit dhe të afërmit.

Filmi rrëfen historinë e vërtetë të Eunice Paiva, e luajtur nga Fernanda Torres, e cila luftoi për të zbuluar të vërtetën mbi zhdukjen e bashkëshortit të saj gjatë diktaturës ushtarake në Brazil. Historia e preku aq shumë Jennifer Lopez, sa nuk mundi t’i mbante lotët.

56-vjeçarja kujtoi se u sëmur gjatë Krishtlindjeve dhe e kaloi pjesën më të madhe të kohës e izoluar në dhomën e saj. Gjatë asaj periudhe, ajo i kërkoi babait të saj, Davidit, të shihte me të filmin fitues të çmimit Oscar, “ I’m Still Here ”.

“Në atë kohë të jetës sime po mendoja shumë për fëmijët e mi", tha Lopez, divorci i së cilës nga Affleck u finalizua në janar 2025 pas dy vitesh martesë.

Artistja shpjegoi se kjo përvojë e ndihmoi të linte pas një kapitull të vështirë të jetës së saj dhe të shëronte plagë emocionale që kishte mbartur prej kohësh.