
Time Out sapo ka emëruar qytetet më të mira në botë për ushqim të mirë, dhe kryeqyteti peruan Lima doli i pari.
Për të krijuar renditjen, më shumë se 24,000 banorë në 150 destinacione në mbarë botën u pyetën për cilësinë e ushqimeve në restorante.
Londër, Mbretëria e Bashkuar
Një nga pjesët më të mira të jetesës në Londër është diversiteti i ofertës së saj ushqimore, ku mund të marrësh gjithçka, nga bagel-at deri te pjata vegane. Në fakt, 96% e të anketuarve thanë se të ngrënit jashtë në kryeqytetin britanik është “mirë”, edhe pse vetëm 42% thanë se është i përballueshëm.
Barcelona, Spanjë
Këtë vit qyteti kulinar në Spanjë ishte Barcelona. 82% e banorëve e vlerësojnë gastronomin për cilësinë e saj. Barcelona ka qenë prej kohësh një kryeqytet i gastronomisë së lartë, me më shumë restorante me yje se kudo tjetër.
Këtu mund të provosh capipota, një pjatë xhelatinoze e bërë nga koka dhe këmbët e viçit, gatime si toptha patatesh të skuqura për të cilat Barcelona është e njohur.
Lisbona, Portugali
Rreth 86% e vlerësojnë të mirë ushqimin në Lisbonë. “Neo-tascas”, që Time Out i përshkruan si “restorante lagjesh autentike dhe mikpritëse me menu kreative me bazë në traditën portugeze”, po rriten në qytet.
Top 10 qytetet më të mira për ushqim 2026:
Lima, Peru
Bangkok, Tajlandë
Mexico, Meksikë
Londër, Mbretëria e Bashkuar
Barcelona, Spanjë
Ho Chi Minh City, Vietnam
Melbourne, Australi
Pekin, Kinë
Athinë, Greqi
Lisbonë, Portugali
