
Pas javësh të tëra spekulimesh për një krizë në marrëdhënien e tyre, duket se Sara Hoxha dhe Erik Fullani mund të kenë hedhur pas krahëve mosmarrëveshjet. Ndonëse në syrin e publikut u duk se rrugët e tyre u ndanë, e vërteta duket se është ndryshe.
Zërat tregojnë se gjatë këtyre muajve të fundit, Sara dhe Eriku kanë pasur një raport me ulje dhe ngritje, por kontakti mes tyre nuk ishte shkëputur kurrë në tërësi.
Ata asnjëherë nuk patën një ndarje tipike e përfundimtare. Por, ajo që i vuri vulën këtij rikthimi është lëvizja e tyre e fundit.
Pasi hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, një veprim që asokohe bëri bujë dhe u komentua gjatë, dyshja po ndiqen sërish me njëri-tjetrin.
Deri më tani, as Sara dhe as Eriku nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar raportin që kanë aktualisht, duke zgjedhur të mbajnë privatësi mbi jetën e tyre personale.
Për momentin, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një rikthim romantik apo thjesht për një përmirësim të marrëdhënieve mes tyre. Megjithatë, lëvizja e fundit në Instagram ka mjaftuar për të rikthyer vëmendjen e publikut te çifti.


