
Showgirl-i Belen Rodriguez, është rikthyer në qendër të vëmendjes publike me disa dalje të reja që kanë tërhequr interesin e mediave.
Sipas raportimeve të revistës italiane Chi Magazine, Rodriguez po përjeton një fazë “rilindjeje” personale, pas një periudhe të vështirë, duke u shfaqur sërish aktive si në jetën private ashtu edhe në atë publike.
Ajo është parë në shoqërinë e miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj, përfshirë edhe menaxheren Antonia dhe trajnerin personal Gaetano Fidanzati.
Në qendër të vëmendjes është pikërisht Gaetano Fidanzati, i lindur në vitin 1991 në Milano, i njohur në botën e fitnesit dhe stërvitjes intensive. Ai punon si performance coach dhe ka bashkëpunuar me disa figura të njohura të showbiz-it italian.
Sipas të njëjtave burime, të dy janë parë së fundmi duke darkuar në një lokal historik në Milano, ku janë shfaqur të qetë dhe pa u fshehur nga kamerat, duke përshëndetur edhe të pranishmit teksa janë të kapur prej dore dhe në poza mjaft të afërta.
Ky afrimitet ka ndezur spekulime për një lidhje të mundshme, megjithëse nuk ka konfirmim zyrtar për një marrëdhënie romantike.

