
Këngëtarja Enxhi Nasufi ka folur për herë të parë lidhur me një video që u bë virale në rrjetet sociale, ku ajo u shënjestrua dhe u aludua si përdoruese e lëndëve narkotike.
Në një intervistë të dhënë së fundmi Enxhi Nasufi ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se nuk konsumon as cigare dhe as alkool, dhe aq më tepër substanca të ndaluara.
“Unë nuk pi as alkool dhe as cigare. Nuk jam mërzitur fare nga ajo gjë, sepse u bë për të qeshur, u kthye në meme. Unë madje e shpërndaja edhe vetë dhe thosha është në rregull, mendoni çfarë të doni,” është shprehur ajo.
Sipas saj, shumë njerëz e kanë ndaluar në rrugë dhe e pyesin për videon virale.
“Po mori përmasa gjigande, sepse më ndalonin njerëzit dhe më pyesnin: ‘A e pi vërtet?’,” ka shtuar Enxhi Nasufi.
