Rihanna ka vendosur zyrtarisht një standard të ri në industrinë muzikore duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që numëron plot 20 këngë me mbi 1 miliard dëgjime në Spotify.

Sipas listës së publikuar nga Genius, suksesi i saj shtrihet përgjatë dy dekadave, duke përfshirë hitet e saj solo si dhe bashkëpunimet më të fuqishme që kanë lënë gjurmë në pop-kulturë.

Në krye të kësaj liste historike qëndron hiti i saj i padiskutueshëm “We Found Love”, i cili kryeson me më shumë se 2.5 miliardë dëgjime. Ajo ndiqet shumë afër nga bashkëpunimi tjetër me Calvin Harris, “This Is What You Came For”(mbi 2.3 miliardë), dhe kënga “Umbrella”, e cila grumbullon më shumë se 2.2 miliardë dëgjime.

Baladat e saj ikonike si “Love On The Brain” (mbi 2.2 miliardë), “Stay” dhe “Diamonds” (të dyja me nga afro 1.9 miliardë dëgjime) renditen mjaft lart në listë. Po ashtu, këngët ritmike që pushtuan klubet globale si “Only Girl (In The World)”, “Don’t Stop The Music”, “S&M” dhe “Work” kanë kaluar që të gjitha shifrën prej 1.7 miliardë klikimesh.

Lista përmbylet me bashkëpunime të mëdha si “The Monster” dhe “Love The Way You Lie” me Eminem, “Wild Thoughts” me DJ Khaled, si dhe projekte si “FourFiveSeconds” dhe “Too Good” me Drake. Ndërsa hitet që vulosën rekordin historik duke kaluar së fundmi pragun e miliardit janë këngët klasike “Disturbia”, kënga e saj e parë e karrierës “Pon de Replay”, dhe projekti “Bitch Better Have My Money”.