Dua Lipa ka mahnitur me paraqitjen e saj në ditën e martesës, ku vëmendjen kryesore e mori fustani i saj i veçantë.

Ylli me famë botërore u shfaq me një krijim të shtëpisë prestigjioze të modës Chanel, i zbukuruar me mijëra pupla dhe kristale të punuara me kujdes.

Për realizimin e veshjes u përdorën rreth 25 mijë pupla, ndërsa çdo element u përpunua me dorë nga artizanët e markës franceze.

Pamja u kompletua me një vello elegante prej gjashtë metrash, e cila i shtoi edhe më shumë hijeshi dukjes së këngëtares.

Sipas raportimeve të mediave të modës, krijimi i këtij fustani kërkoi plot 1,155 orë punë, duke e bërë atë një nga veshjet e nusërisë më të përfolura dhe më të veçanta të viteve të fundit.