Gykata e Lartë ka vendosur që djali nëntëvjeçar i Liam Payne do të jetë përfituesi i vetëm i pasurisë prej 41 milionë dollarësh të këngëtarit të ndjerë.

Dokumentet e prokurës tregojnë se pasuria e yllit të “One Direction” mund të përdoret menjëherë për të mirën e Bear Gray Payne, nëna e të cilit është ish-anëtarja e grupit “Girls Aloud”, Cheryl Tweedy.

Liam Payne nuk la pas një testament kur ndërroi jetë tragjikisht më 16 tetor 2024, pasi ra nga kati i tretë i hotelit “Casa Sur” në Buenos Aires, Argjentinë. Për këtë arsye, Cheryl dhe avokati i industrisë muzikore, Richard Bray, u emëruan vitin e kaluar si administratorë të pasurisë së Liamit, përmes një vendimi të lëshuar në Newcastle.

Në fillim, emërimi u jepte atyre vetëm të drejtën për të mbledhur dhe ruajtur asetet e këngëtarit. Megjithatë, urdhri i ri administrativ (Letters of Administration) lejon që pjesë të pasurisë të shpenzohen që tani për të ndihmuar Bear-in, ndërsa pjesa tjetër do të vendoset në një fond mirëbesimi (trust) derisa ai të mbushë 18 vjeç.

Kjo pasuri përfshin edhe shtëpinë e tij me pesë dhoma gjumi në Chalfont St Giles, Bucks. Këngëtari e kishte blerë këtë pronë në vitin 2021 për 3.25 milionë paund, me qëllim që të ishte më afër djalit të tij pas ndarjes nga Cheryl.