
Futbolllisti Lionel Messi vazhdon të thyejë rekorde. Ylli argjentinas shkroi një kapitull të ri në historinë e futbollit, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.
Në ndeshjen e zhvilluar në Dallas ndaj Austrisë, Messi realizoi dy gola, duke e çuar në 18 numrin e golave të tij në Botëror dhe duke lënë pas çdo futbollist tjetër në këtë kompeticion.
Rekordi i tij mori një domethënie edhe më të madhe pasi u arrit pikërisht 40 vjet pas golit legjendar të Diego Maradonës me "Dorën e Zotit" dhe aksionit historik ndaj Anglisë në Botërorin e vitit 1986.
Në prag të 39-vjetorit, legjenda argjentinase vazhdon të sfidojë kohën dhe të shkruajë histori me fanellën e Argjentinës.
