
Gjenerata Z po sjell sërish në vëmendje iPod-in, jo për nostalgji, por si një mënyrë për t’u shkëputur nga mbingarkesa me njoftime dhe rrjetet sociale.
Sipas të dhënave, kërkimet për iPod Classic janë rritur me 25% në vitin 2025 krahasuar me një vit më parë, ndërsa disa modele të restauruara po shiten deri në rreth 600 dollarë.
Gjithashtu, rreth 40% e përdoruesve aktualë të MP3 player-ave kanë filluar t’i përdorin vetëm gjatë vitit të fundit.
Ky trend i ri është quajtur “friction-maxxing” i detyron përdoruesit të zgjedhin manualisht këngët dhe të përdorin pajisje që nuk ofrojnë akses në aplikacione si Instagram.
