
Evropa është e bekuar kur bëhet fjalë për plazhet. Megjithatë, përveç destinacioneve të njohura, ka edhe shumë vende më pak të zbuluara ku mund të kaloni pushime të paharruara.
Quotezone, ka analizuar 10 destinacione në disa nga vendet më të kërkuara të Evropës. Renditja është bazuar në faktorë si temperatura e ajrit dhe e detit, kostoja e akomodimit dhe pijeve, distanca nga aeroporti më i afërt dhe numri mesatar i vlerësimeve me pesë yje.
Sipas këtij vlerësimi që kombinon cilësinë, lehtësinë dhe vlerën për para, vendi i parë i takon Mogren Beach në Budva, Mal i Zi.
Ky plazh arriti të lërë pas destinacione të njohura si Elafonissi në Greqi, Nissi Beach në Qipro dhe Praia da Falésia në Algarve të Portugalisë. Ai u vlerësua jo vetëm për bukurinë natyrore, por edhe për temperaturat e këndshme në verë (mesatarisht 25.5°C në korrik) dhe çmimet e përballueshme.
Në listë përfshihen gjithashtu disa plazhe si Irakli Beach në Bullgari, si edhe destinacione si Zlatni Rat në Kroaci dhe Plage de Palombaggia në Korsikë.
10 plazhet më të mira në Evropë për verën 2026:
Mogren Beach, Budva, Mal i Zi
Nissi Beach, Ayia Napa, Qipro
Playa de Maspalomas, Gran Canaria, Spanjë
Irakli Beach, Burgas, Bullgari
Elafonissi Beach, Kretë, Greqi
Praia da Falésia, Algarve, Portugali
Zlatni Rat, Braç, Kroaci
La Pelosa Beach, Sardenjë, Itali
Bournemouth Beach, Angli
Plage de Palombaggia, Korsikë, Francë
