Çifti shumë i dashur për publikun Kida dhe Ajbi do t’i japin fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre shumë shpejt.

Në dhjetor të 2024-ës, pikërisht në ditëlindjen e Kidës, ajo mori atë propozimin e bukur që bëri xhiron e rrjetit kudo. Tani, pas afro dy vitesh fejesë, pritjes po i vjen fundi dhe ata po e çojnë lidhjen e tyre drejt martesës.

Çifti do të martohet më 1 shtator të këtij viti dhe destinacioni që kanë zgjedhur është Roma. Ceremonia do të mbahet në një rezidencë historike të ndërtuar në fund të shekullit të 19-të nga një familje e njohur aristokrate italiane.

Bëhet fjalë për një ndërtesë të stilit neoklasik të pozicionuar në kodrën më të lartë të Romës, e cila ishte dizajnuar enkas për t’i ofruar shoqërisë së lartë një pamje panoramike të pandërprerë të qytetit të përjetshëm.

Për sa i përket ushqimit, gjithçka do t’u besohet kompanive partnere me yje Michelin, ku kostoja e pjatave llogaritet deri në 300 euro për secilin të ftuar. Dy nga emrat më të njohur, miq të artistes, do të performojnë aty, Ermal Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu.