Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner po shijojnë muajin e mjaltit në Itali, pak javë pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Përmes një postimi në Instagram, Dua publikoi një seri fotosh nga udhëtimi i çiftit, të cilin e përshkroi thjesht me fjalën: "Roadtripping", shoqëruar me flamurin italian dhe një emoji puthjeje.

Në galerinë e saj nuk mungojnë momentet e qeta dhe relaksuese, një foto ku shijon një espresso në shtrat ndërsa lexon një libër, një tjetër gjatë një banje, peizazhe mahnitëse italiane, arkitekturë karakteristike, ushqime tradicionale, si edhe një selfie romantike me bashkëshortin e saj, aktorin Callum Turner.

Çifti u martua pak javë më parë në Villa Valguarnera, pranë Palermos në Siçili, në një ceremoni luksoze ku morën pjesë mbi 200 të ftuar.

Ceremonia në Siçili erdhi vetëm pak ditë pasi Dua dhe Callum kishin zhvilluar edhe një ceremoni civile dhe intime në Londër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)