Bashkëshortja e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapi, e ka kujtuar atë me një video të shkëputur nga një intervistë, ku ai fliste për familjen e tij.

Në shtatëmujorin e ndarjes nga jeta të Shpatit, Selvija ka publikuar një dedikim emocionues në rrjetet sociale.

"7 muaj pa ty Shpat, unë dhe Roeli kemi shumë nevojë për ty çdo ditë”, ka shkruar ajo.

Selvija vazhdon ta kujtojë bashkëshortin përmes fotografive dhe videove të ndryshme, duke ndarë me publikun momente nga jeta e tyre familjare.

Këngëtari Shpat Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare në 26 nëntor 2025 si pasojë e një sulmi në zemër.