Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, është bërë baba për herë të dytë. Bëhet e ditur se bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, ka sjell sot në jetë djalin e tyre të dytë.

Ndërkohë, SPAK i ka dhënë leje Veliajt që të takojë fëmijën e porsalindur në maternitet.

Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.

Erion Veliaj ndodhet në paraburgim në kuadër të procedimeve penale të zhvilluara nga SPAK, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë.

Kryebashkiaku i Tiranës  është dërguar për gjykim nga SPAK me një sërë akuzash penale, duke përfshirë shpërdorim detyre, korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.