Prej kohësh, një nga thashethemet më të përfolura në showbiz ka qenë romanca mes reperit Capital T dhe modeles Adrola Dushi.

Për vite me radhë, dyshja ka zgjedhur ta shijojë lidhjen e tyre larg syrit të publikut, pavarësisht kapjeve të herëpashershme nga paparacët apo detajeve që i lidhnin të dy në të njëjtat vende.

Por, duket se epoka e fshehtësisë ka marrë fund një herë e mirë. Tashmë u bë një kohë që çifti nuk e ka problem të shfaqet bashkë, dhe ditëlindja e Adrolës ishte rasti perfekt për të vulosur gjithçka.

Reperi ka bërë një postim të përbashkët me modelen në llogarinë e tij në Instagram, ku ata shfaqen  të afërt me njëri-tjetrin.

"Bota u bë më e ndritshme ditën kur ti erdhe. Gëzuar ditëlindjen,” ka shkruar Capital T, duke e shoqëruar dedikimin me një zemër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Capital T (@truekapo)