Pas shumë spekulimeve në rrjetet sociale, Juliana Nura ka vendosur të flasë hapur për një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj. Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova ka bërë të ditur se është bërë nënë në pritje përmes procedurës së fertilizimit in vitro (IVF).

Ajo theksoi se këtë rrugëtim e ka nisur pa një partner. Duke iu përgjigjur kuriozitetit të madh për identitetin e babait biologjik, ajo sqaroi se donatori është shqiptar, duke theksuar se edhe fëmija i saj është shqiptar nga të dy prindërit biologjikë.

Sipas saj, ky ishte një vendim i menduar gjatë dhe jo i marrë në mënyrë impulsive. Juliana u shpreh se zgjodhi këtë rrugë për të shmangur pasiguritë që mund të sillte një marrëdhënie e pasuksesshme dhe për t'i ofruar fëmijës një mjedis sa më të qetë.

Ajo komentoi edhe kritikat që ka marrë, duke thënë se askush nuk mund ta gjykojë pa e ditur historinë e saj. Sipas Julianës, mbështetjen më të madhe e ka marrë nga gratë, të cilat e kanë përgëzuar për vendimin që ka marrë.