Në botën e biznesit dhe të zhvillimit personal, suksesi rrallë vjen vetëm nga idetë e mira apo strategjitë e sakta. Shpesh, ai formohet nga mënyra se si mendojnë, reagojnë dhe veprojnë udhëheqësit që kanë guxuar të sfidojnë kufijtë e zakonshëm. Mendësia e tyre, përvoja dhe qëndrimi ndaj dështimit e suksesit janë bërë burim frymëzimi për miliona njerëz në mbarë botën.

Më poshtë janë 8 thënie motivuese nga udhëheqës dhe mendimtarë të njohur, të cilat prekin tema si qëndrimi mendor, vetëbesimi, veprimi, frika dhe ndjekja e ëndrrave duke shërbyer si kujtesë se suksesi fillon nga brenda nesh.

Për qëndrimin

“Asgjë nuk mund të ndalojë njeriun me qëndrimin e duhur mendor nga arritja e qëllimit të tij; asgjë në botë nuk mund të ndihmojë njeriun me qëndrimin e gabuar mendor” – Thomas Jefferson.

Për vetëbesimin

“Vetëbesimi nuk vjen nga të pasurit gjithmonë të drejtë, por duke mos u frikësuar nga gabimi’’ – Peter T. McIntyre.

Për mësimin

“Ne shmangim gjërat nga të cilat frikësohemi sepse mendojmë se do të ketë pasoja të tmerrshme nëse ballafaqohemi me to. Por pasojat e vetme të tmerrshme në jetën tonë vijnë nga shmangja e gjërave të cilat duhet të mësojmë ose t’i zbulojmë’’ – Shatki Gawain.

Për suksesin

“Njerëzit e suksesshëm kanë frikë, kanë dyshime dhe kanë shqetësime. Por ata nuk lejojnë që këto ndjenja t’i ndalojnë ata’’ – T. Harv Eker

Për veprimin

"Mosveprimi ngjall dyshimin dhe frikën. Veprimi ngjall vetëbesimin dhe guximin. Nëse dëshironi të mundni frikën, mos u ulni në shtëpi dhe të mendoni për të. Dilni jashtë dhe mundni atë” – Dale Carnegie.

Vetëbesimi

"Vetëbesimi është një shprehi e cila mund të fitohet nga të vepruarit sikur tashmë keni vetëbesimin të cilin dëshironi t’a keni’’. –Brian Tracy.

Për dyshimin

"Momentin në të cilin dyshoni se a mund të fluturoni, është momenti kur parandaloni përgjithmonë mundësinë për ta bërë atë’’ – J.M. Barrie.

Për pendimet

“20 vjet nga tani, ju do të jeni më të dëshpëruar nga gjërat të cilat nuk i keni bërë se sa nga ato që i keni bërë. Kështu që hiqni litarët. Lundroni larg nga porti i sigurt. Kërkoni. Ëndërroni. Zbuloni” – Mark Twain.