Lodhja emocionale nuk shfaqet gjithmonë me shenja të dukshme. Shpesh ajo vjen gradualisht, duke ndikuar në energjinë, humorin dhe mënyrën se si përballeni me sfidat e përditshme.

Nëse kohët e fundit ndiheni të rraskapitur, të painteresuar ose e keni të vështirë të përqendroheni, mund të jetë koha t'i kushtoni vëmendje sinjaleve që ju dërgon mendja dhe trupi.

Këto janë disa nga shenjat që tregojnë se jeni të lodhur emocionalisht.

1. Lodhje e vazhdueshme

Disa mëngjese, zgjohesh duke ndjerë shumë i lodhur. Është një lodhje që nuk mund ta zhdukësh. Ndoshta e gjen veten duke anashkaluar mëngjesin, duke shkuar zvarrë drejt dushit. Gjërat e vogla veshja e pantallonave, përgjigjja e mesazheve të duken si ngjitje në mal.

2. Irritoheni shpejt 

Irritueshmëria nuk ka të bëjë me urrejtjen ndaj botës. Është ajo që ndodh kur mendja juaj nuk mund të mbajë as edhe një gjë tjetër. Nëse ndiheni të shqetësuar edhe me njerëzit që doni, lodhja emocionale mund të jetë fajtori i fshehur.

3. Fokusi

E shikoni ekranin e laptopit për dhjetë minuta dhe kuptoni se nuk keni shkruar asnjë fjalë. Ose hyni në një dhomë dhe, sapo mbërrini, harroni menjëherë pse shkuat aty. Momente të tilla mund të ndodhin kujtdo, por kur përsëriten vazhdimisht, mund të jenë një shenjë se jeni të rraskapitur emocionalisht.

Detyrat që dikur i përfundonit me lehtësi tani kërkojnë shumë më tepër përpjekje. E keni të vështirë të përqendroheni, humbni fillin e bisedave, harroni takime apo detaje të rëndësishme dhe e gjeni veten duke lexuar të njëjtën fjali disa herë pa e kuptuar.