
Bashkëshortja e këngëtarit Blero, Eronita ka ndarë me ndjekësit foton e parë publike të Bleros së bashku me djalin e tyre.
Në këtë imazh shumë të ëmbël, këngëtari shihet duke fjetur pranë vogëlushit të tij.
“Zemra ime nuk mund ta përballojë këtë”, ka qenë shkrimi plot dashuri që Eronita ka vendosur mbi foto.
Përveç këtij imazhi të ngrohtë prind e fëmijë, dita e djeshme ka qenë gjithashtu speciale për ndjekësit e çiftit.
Eronita ka vendosur të shuajë kuriozitetin duke zbuluar emrin e djalit. Vogëlushi i tyre është pagëzuar me një emër mjaft të veçantë dhe unik, Areej.

