Lotina dhe Mozzik do të bëhen prindër për herë të parë së bashku. Çifti, të cilët janë të lidhur prej vitesh, kanë vendosur të ndajnë këtë lumturi të madhe me ndjekësit e tyre përmes një postimi tejet të ëmbël në rrjetet sociale.

Në fotot e publikuara, Lotina shfaqet me barkun e rrumbullakosur pranë Mozzik-ut. Ajo ka zbuluar se e ka mbajtur të fshehtë këtë moment të ëmbël për 6 muaj, pavarësisht se ka qenë aktive çdo ditë në televizion.

Përveç kësaj, përmes shkrimit “hid my boy from the world…” (e fsheha djalin tim nga bota), çifti ka zbuluar se janë në pritje të një djali.

Kujtojmë se kjo është foshnja e parë për Lotinën, ndërsa për reperin Mozzik ky është fëmija i tij i dytë. Ai është gjithashtu baba i një vajze të quajtur Hana, nga marrëdhënia e tij e mëparshme me reperen Loredana Zefi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lotina Haziri (@lotinahaziri)