Juliana Nura feston sot ditëlindjen e saj të 36-të. Përmes një postimi mjaft emocional në rrjetet sociale, Xhuli ka ndarë me ndjekësit fotot me barkun e rrumbullakosur, e veshur me fustanin rozë, duke treguar se kjo ditëlindje ka një domethënie krejtësisht tjetër për të.

Ajo u shpreh se ndihet e realizuar, krenare për gruan që është bërë dhe e gatshme për kapitullin e ri të mëmësisë.

Në dedikimin e saj, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova” ka vënë theksin te rëndësia e festimit të vetvetes dhe thyerjes së tabuve.

“Kjo datë ka qenë gjithmonë shumë e rëndësishme për mua. Si një Gaforre, gjithmonë kam festuar jetën, njerëzit që dua, por mbi të gjitha kam mësuar të festoj edhe veten. Këtë vit ditëlindja ime ndihet ndryshe. Ndihem e realizuar. Ndihem e plotësuar. Ndihem si një perëndeshë. Mbi të gjitha, ndihem krenare për gruan që jam bërë.

Jam bërë gruaja që dikur e ëndërroja të isha një grua që ecën në rrugën e saj pa kërkuar leje dhe pa u ndjerë kurrë në siklet për atë që është. Një grua që guxon të ëndërrojë, që i arrin ëndrrat e saj dhe që thyen barrierat që na janë vendosur nga shoqëria, kultura dhe zinxhirët e padukshëm që nënat dhe gjyshet tona nuk patën mundësi t’i thyenin.

Unë zgjedh të thyej tabutë, që vajzat tona ta kenë rrugën më të lehtë nesër. Sot festoj veten, jo nga egoja, por nga mirënjohja për çdo sfidë, çdo mësim dhe çdo fitore që më kanë formuar në gruan që jam sot. Gëzuar ditëlindjen mua. Për gratë e forta: t’i njohim, t’i rrisim dhe të bëhemi si ato,” ka shkruar ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Juliana Nura (@iamjuliananura)