
Reperi Mozzik dhe partnerja e tij Lotina Haziri do të bëhen prindër të një djali së shpejti.
Mirëpo, vëmendje ka marrë edhe reagimi i ish-partneres së Mozzikut, Loredana Zefi. Pak pas lajmit për shtatzëninë, Loredana publikoi një fotografi të vajzës së saj me Mozzik, Hanës.
Ky postim u interpretua nga shumë ndjekës si një reagim indirekt ndaj lajmit që po qarkullonte për ish-partnerin e saj.
Në fotografinë e publikuar, Hana shihej mjafte e lumtur, moment që mori menjëherë vëmendje të madhe në rrjet.
Edhe pse as Mozzik dhe as Loredana nuk kanë bërë ndonjë koment lidhur me interpretimet e fansave, postimet e tyre kanë nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.

