
Mijëra qytetarë shqiptarë pritet të mblidhen edhe këtë të shtunë në Tiranë, këtë herë në kuadër të protestës kombëtare.
Ky manifestim shënon ditën e 35-të të tubimeve të njëpasnjëshme që qytetarët kanë zhvilluar tek Kryeministria kundër qeverisë.
Dhjetëra bashkëkombës të ardhur nga jashtë vendit kanë mbërritur fillimisht në veri të vendit, në Shkodër, nga ku po organizohen për t’u nisur drejt Tiranës.
Vargje makinash po lëvizin drejt kryeqytetit, të mbuluara me flamuj kuqezi dhe në sfondë këngë patriotike.
Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë si çdo ditë në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të shprehin kërkesat e tyre dhe në përfundim marshimi do të vijoj drejt rrugëve të kryeqytetit.
