
Shumë çifte pohojnë se paratë shkaktojnë stres në marrëdhëniet e tyre dhe shumë shpesh shmangin bisedat rreth tyre, duke shpresuar se heshtja do të zgjidhë tensionin. Në të vërtetë, kjo shmangie sjell probleme edhe më të mëdha. Ja disa nga gabimet më të zakonshme që çiftet bëjnë me financat dhe si mund t'i shmangin ato:
Nuk flasin për paratë
Shumë çifte e shmangin këtë temë, por mungesa e komunikimit për financat është një nga shkaqet kryesore të problemeve të mëdha dhe madje ndarjeve.
Nuk pranojnë që paratë krijojnë përvoja
Paratë janë më shumë se thjesht shifra. Ato lidhen me përvojat e mëparshme dhe emocionet dhe është thelbësore që partnerët të kuptojnë që më shumë para nënkupton më shumë eksperienca dhe kujtime me njëri-tjetrin.
Nuk dinë financat e njëri-tjetrit
Shumë çifte nuk e dinë të ardhurat e sakta, shpenzimet ose borxhet e tyre. Mungesa e vërtetësisë çon në zënka dhe vendime të gabuara financiare.
Nuk vendosin qëllime të përbashkëta
Mungesa e objektivave të përbashkëta financiare lë një nga partnerët të ndihet i përjashtuar, ndërsa tjetri merr drejtimin. Vendosja e qëllimeve ndihmon në krijimin e një plani të përbashkët dhe më shumë ekuilibër.
