
Vetëm paratë nuk të bëjnë të lumtur kjo është e vërtetuar edhe nga një studim për një kohë të gjatë i profesorit të Universitetit të Harvardit, Howard Gardner. Ai mori në pyetje më shumë se një mijë amerikanë për projektin e tij “Good Work Project”, në lidhje me kënaqësinë e tyre në punë.
Lumturia në profesion, cilat janë kategoritë?
Pjesëmarrësit duhet t’u përgjigjeshin pyetje të tilla si për shembull nëse e konsideronin punën e tyre të rëndësishme apo nëse ato janë të njohura. Sjellja e eprorëve, marrëdhënia mes kolegëve, atmosfera në punë, luanin gjithashtu një rol të rëndësishëm në këtë hulumtim. Rezultati është një klasifikim i profesioneve në të cilat njerëzit janë veçanërisht të kënaqur.
Profesionet që ju bëjnë të lumtur
Rezultatet në këtë studim ishin befasuese. Në krye të renditjes janë punët artizanale apo ata, puna e të cilëve është në kontakt me njerëz të tjerë. Në fakt, në tre vendet e para të klasifikimit janë profesione që nuk kanë dhe aq prestigj dhe janë pak të paguara.
Sipas “Indeed Hapines Index”, pesë faktorët kryesorë për kënaqësinë në punë janë balanca e mirë punë-jetë, të qenët i aftë, aftësitë drejtuese, kultura e punës dhe siguria në punë, si dhe perspektiva e mirë në karrierë.
Klasifikimi
Arkitektët dhe infermierët – 62% të kënaqur me profesionin e tyre
64% e avokatëve janë lumtur me punën e tyre
65% e mjekëve e duan punën e tyre
Inxhinierët – një punë e lodhshme pa dyshim – megjithatë dy të tretat e inxhinierëve e duan punën e tyre
67% e personave që punojnë në industrinë e turizmit (guida) janë të lumtur me punën e tyre
69% e shkencëtarëve ndihen të kënaqur me punën e tyre
Njerëzit që punojnë në fushën e marketingut, reklamave & PR duket se janë 75% të lumtur me profesionin e tyre
Mirënjohja e klientëve dhe oraret fleksibile janë arsyet që 76% e hidraulikëve janë të kënaqur me zanatin e tyre
Të bërit e diçkaje ndryshe është një gjë e mirë në vetvete ndoshta kjo është arsyeja që parukierët dhe etatistët konsiderohen me fat – 79% ndihen të kënaqur me atë çka bëjnë
Pavarësisht pagave modeste, 87% e kopshtarëve thonë se janë vërtet të lumtur me zgjedhjen që kanë bërë
