Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Zahara, ka vendosur të ndryshojë mbiemrin e saj. 21-vjeçarja paraqiti një peticion në Gjykatën e Lartë të Los Angeles për të hequr mbiemrin e babait të saj nga emri i saj i plotë, Zahara Marley Jolie-Pitt, dhe të përdoret vetëm si Zahara Marley Jolie.

Zahara nënshkroi peticionin vetëm disa javë para se të diplomohej në Spelman College në Atlanta me një diplomë në psikologji. Në ceremoninë e diplomimit më 17 maj, kur u thirr në skenë, ajo u prezantua vetëm me mbiemrin e nënës së saj.

Ajo nuk është e vetmja nga gjashtë fëmijët e ish-çiftit që ndërmerr një hap të tillë. Motra e saj më e vogël, Shiloh, kërkoi të njëjtin ndryshim pasi mbushi 18 vjeç në maj 2024. 

Muajin e kaluar, vëllai i tyre 24-vjeçar, Maddox, paraqiti një kërkesë të ngjashme për të hequr mbiemrin "Pitt". Edhe pse nuk dha një arsye, ai ka përdorur vetëm mbiemrin Jolie.