
Supermodelja Bella Hadid nuk ka qëndruar gjatë beqare pas ndarjes nga Adan Banuelos. Pavarësisht thashethemeve për një rikthim me kaubojin, Hadid duket se ka kthyer faqen me menaxherin e projekteve Nathan Lacy.
Zërat për një flirt të mundshëm të 29-vjeçares nisën në shkurt, kur ajo u fotografua në Milano në shoqërinë e një burri misterioz. Vetëm së fundmi, pas një tjetër daljeje publike të çiftit, u zbulua identiteti i tij.
Burri në krah të Hadid është Nathan Lacy, 38 vjeç, trashëgimtar i një familjeje të pasur nga Kolorado, e cila zotëron një firmë ndërtimi në Crested Butte. Familja e Lacy-t është e njohur në të gjithë shtetin si “shumë katolike dhe shumë konservatore”.
Pas shfaqjes së parë në Milano, çifti është fotografuar disa herë ditët e fundit në qytetin e lindjes së Lacy-t, një vendbanim me më pak se 2 mijë banorë në qarkun Gunnison.
