
Këngëtari i njohur Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij Nadia Ferreira kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë së bashku, një vajzë të quajtur Myla.
Lajmin e gëzueshëm çifti e ndau me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar edhe fotografi të të porsalindurës.
“Çfarë bekimi i madh të ndaj me ju ardhjen në jetë të Mylës sonë të çmuar. Nuk mund ta imagjinoni dot lumturinë që ndiejmë në shtëpinë tonë”, shkruan Marc Anthony dhe Nadia Ferreira në postimin e tyre.
Vajza e vogël i bashkohet vëllait të saj Marcos, i cili erdhi në jetë në qershor të vitit 2023. Për Marc Anthony, kjo është fëmija i tetë, ndërsa për modelen paraguajane Nadia Ferreira është fëmija i dytë.
Çifti u martua në janar të vitit 2023 në Miami, rreth tetë muaj pasi u fejuan. Për Ferreira kjo është martesa e parë, ndërsa Anthony ka qenë i martuar edhe tri herë më parë.
Fëmija i parë i këngëtarit është vajza Arianna, e lindur në vitin 1994 nga lidhja e tij me Debbie Rosado. Ai ka gjithashtu djalin e adoptuar Chase, dy djemtë Cristiano dhe Ryan nga martesa me Dayanara Torres, si dhe binjakët Emma dhe Maximilian nga martesa me Jennifer Lopez.
View this post on Instagram
