Brikena Selmani kishte të ftuarin më të veçantë në “Top Arena”, partnerin e saj, Mateo Borrin. Ky i fundit është vënë përballë pyetjeve pikante dhe nuk ka ngurruar që të tregojë detaje nga historia e tyre e dashurisë.

I pyetur se kush është me xhelozi, Mateo u shpreh se ai e ka pranuar që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se është xheloz dhe e ndryshon dot.

Pyetja më pikante që i bëri Brikena ishte nëse ka dashur ndonjë vajzë më shumë se atë dhe Mateo u përgjigj ‘jo’.

Pjesë nga intervista:

Brikena: Kush është më shumë xheloz nga ne të dy dhe pse ti?

Mateo: Unë mbahem për person i drejtpërdrejtë, ashtu si dhe për xheloz, këtë e kam thënë edhe në Big. Për një njeri që dua, do bëhem xheloz dhe këtë gjë nuk e ndryshoj dot kurrë në karakterin tim. Mund ta zbus, mund ta përmbaj veten, por jo ta eliminoj. Po mos të isha xheloz, nuk të dua.

Brikena: Si do më përshkruaje mua me 5 fjalë?

Mateo: E bukur, e zgjuar, pak dramatike, pak impulsive, ambicioze dhe e shkathët, u bënë gjashtë.

Brikena: A ke dashur ndonjëherë ndonjë vajzë më shumë se mua?

Mateo: Siç thonë dashuritë janë të ndryshme, sa i përket familjes dhe partneres. Jo, nuk kam dashur asnjë femër sa ty dhe këtë e kam kuptuar në momentin që kam shkelur shumë gjëra të vetes sime që nuk kam menduar se do i shkelja kurrë për një partnere. Dhe ajo e vetmja je ti, sikur më ke bërë magji.