
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka ndarë një moment mjaft të ëmbël dhe romantik me ndjekësit e saj në Instagram.
Përmes një postimi në Instagram Story, ku shihet e përqafuar ngrohtësisht me bashkëshortin e saj, Sam Nazarian, Emina i ka dedikuar atij disa fjalë shumë speciale për ditëlindje.
Krah fotos ku dyshja duken më të dashuruar se kurrë, modelja shkruan:
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Kam qenë e fatshme të festoj 16 ditëlindjet e fundit të jetës sate me ty dhe mund të mekoj me gjithë zemër se je bërë versioni më i mirë i vetvetes… gjithmonë duke mësuar, gjithmonë i thjeshtë dhe më i përkushtuar e më i lidhur thellësisht se kurrë”, shkruan ajo.

