Para pak më erdhi ky mesazh, nga një vajzë 24 vjeçare.

Përshëndetje Alketa!

Po ju shkruaj për t’ju pyetur në lidhje me trajtimet që i bëni fytyrës që gjithmonë shkëlqen. Unë jam 24 vjeç, fytyrën e kam pak të thatë kam përdorur kremra hidratantë të Shiseido-s, Clarins, së fundmi po përdor Clinique, por përseri nuk jam e kënaqur. Kremëra të estetistëve-dermatologë të them të drejtën kam frikë t’i përdor sepse nuk kam besim. Ju lutem, nëse më rekomandoni cilat kremra hidratant apo anti-age përdorni ju sepse fytyra juaj vetëm shkëlqen.

Faleminderit shumë.

Shpresoj të marë një përgjigje nga ju. Ju uroj gjithë të mirat!

Përgjigja ime është kjo.

Kujdesem me gjëra krejt të thjeshta. Përveç pastrimit me avull dhe ndonjë peeling të lehtë (scrub), nuk kam rënë pre e tundimit të trajtimeve të shumta që gjenden në listat e klinikave estetike.

Rregullat e mia të thjeshta:

Çdo mbrëmje:

Pastroj sytë me eye remover të Clarins.

Pastroj lëkurën me qumësht  Clarins.

Pastroj me ujë tonik me kamomil Clarins.

Pas kësaj me shkumën e Shiseido laj fytyrën.

Vendos krem hidratant linja e La Praire.

Asgjë më shumë se kaq.

Në mëngjes

Shpëlarje me sapun të lëngshëm për fytyrën.

Krem hidratant

Fondotinë ose jo...

Përpara make up. Tek Sephora mund të blini një produkt që quhet "Primer". Ka trajtën  e xhelit transparent, kur hapet në lëkurë të krijon ndjesinë e kadifenjtë. I rëndësishëm sepse mbron lëkurën nga fondotinta, që edhe pse unifikon, mbetet një material i huaj për lëkurën.

Dermatologia ime më ka identifikuar llojin e lëkurës, që është esenciale për produktet që përdorim.

Lëkura ime, më saktë shtresat e nënlëkurës, janë mikse. Të gjitha produktet që duhet të përdor, duhet të jenë oil free dhe në funksion të kësaj  lëkure.

Aknet mund t’i pastroni tek estetistja. Kujdes! Nëse i infektoni dhe i prekni me duar, ato mund të përhapen në të gjithë fytyrën.

Vulnamin është një krem që vendoset mbi akne në fazën e shpërthimit, që dezinfekton dhe ndihmon që të mos ngelen shenja në lëkurë.

Linja të tjera alternative që mund të përdoren:

Krem Clarins Hidratant

Vaj bajamesh

Pastërtia është kryesore, sidomos përpara gjumit. Lëkurat delikate dhe të bukura nga natyra nuk duhen bombarduar me kremra e trajtime të ngarkuara.Kur nuk ka nevojë, nuk ke pse. Çdo gje e panevojshme që bëhet thjesht për trend, shpesh ka efekt të kundërt.

Shumë i rëndësishëm gjumi dhe humori. Qetësia reflektohet mbi lëkurë.

Po të ishte për mua, do të zgjidhja vetëm masazhet e fytyrës. Atyre ju ndjehet përfitimi më i madh.

Gjithashtu ka edhe teknika më të avancuara për trajtimin e lëkurës.

Ka shumë trajtime për hapjen dhe mbylljen e poreve me acid glikolik.

Trajtim me laser për aktivizimin e kolagjenit natyral.

Trajtimet e institutit Guinot me elektro stimulim që vënë në lëvizje muskujt dembelë të fytyrës që nuk i lëvizim asnjëherë.

Pastaj vijnë plasma, acid ialuronic etj. etj. Asnjë nga këto nuk kam provuar. Megjithatë është e rëndësishme që nëse përdoren të përdoren në kohën e duhur. 

Jam kundra botoksit dhe portreteve maskë!

Jam absolutisht kundra operacioneve plastike të lëkurës.

Nuk kam frikë nga rudhat dhe thinjat.

Dua të plakem me dinjitet!

P.S. Jam shumë pro produkteve bimore. Kam dhe një linjë të tillë farmaceutike, jo komerciale. Dikur kam përdorur edhe kremin për fëmijë.

Pjesa e parë e ritualit të pastrimit (që është trajtimi më i mirë) vlen për të gjithë njësoj. Pjesa tjetër nuk duhet marrë si zgjedhje absolute, sepse gjithcka varet edhe nga tipi juaj i lëkurës, të cilin mund ta përcaktojë vetëm dermatologu.

Mos kujtoni se i përdor rregullisht të gjitha, por një gjë është e sigurt: higjiena e lëkurës para gjumit është sekreti i të gjithave.