Emri i tij dëgjohet prej 20 vitesh në skenën e hip hop-it shqiptar. Getoar Selimi, që në fushën e muzikës njihet si Gheto Geasy dhe MMV ka qenë ndër të parët që u dashuruan me kulturën e hip hop-it dhe e bënë atë profesion.
Sot ai numëron shumë hit-e të personalizuara, në grup dhe në bashkëpunime. Pas krijimit të grupit Tingulli Trent kishte synim krijimin e një label-i që do të përfshinte në të shumë grupe, dhe ashtu ndodhi. Fillimisht u krijua Baba Records, për të mbetur në tregun muzikor një nga label-at më të njohur në Shqipëri, Babastars.
Gjatë gjithë këtyre viteve, përveç pjesëtarëve të grupit të tij ai ka shërbyer si çelës suksesi edhe për shumë emra të njohur ta muzikës që kanë bashkëpunuar me të.
Dy femrat e para kanë qenë Adelina Ismaili dhe Çiljeta, ndërsa ka bashkëpunuar edhe me Nora Istrefin, Genta Ismailin, Soni Malaj, Elvana Gjatën dhe Tunën.
Por përveç muzikës, Getoari ka qenë protagonist edhe në faqet e shtypit rozë, për lidhje të supozuara me këngëtaret të cilat kishte bashkëpunuar. Shpesh komentohej edhe për fejesën e tij për disa kohë me Florenta Islamin.
Në këto vite karrierë nuk kanë munguar as skandalet dhe përleshjet, me më të famshmet atë me reperin Noizy dhe praninë e tij në sherrin e Ledri Vulës me menaxherin Krenar Çocaj.
Shikoni videon e mëposhtme në të cilën flasin miq të tij dhe zbuloni detaje të panjohura për MMV-në.