Dashuria është ndjenja që na bën unik, njerëzorë dhe të gjallë. Flasin për të librat, muzika, kinemaja. Përherë kjo ndjenjë ka nxitur luftra, drama e...rrëfime. Ja 10 historitë e paharrueshme të dashurisë.

Herët a vonë të gjithë apasionohen pas një historie dashurie. Dikush do ato romantiket, dikush tjetër ato zbavitëset, tetërkush dramat. Letërsia, kinemaja,historia, gazetat na tregojnë gjithmonë për dashuritë dhe protagonistët e saj, që i duam dhe me të cilët identifikohemi. Ja pra, kemi përzgjedhur për ju 10 çifte historike për të mos u harruar! E 10 rrëfime romantike që kanë goditur në zemër.
Romeo e XHiulieta
Historia e Romeos dhe Xhiulietës është historia e dashurisë tragjike e të gjitha kohërave. E lindur nga krijimi i William Shakespeare, tregon për dashurinë mes fëmijëve të dy familjeve të Veronës rivalë prej vitesh, Monteçhit dhe Capuletit. Xhulieta Capuleti e Romeo Monteçhi, duke mos patur mundësi të jetonin dashurinë e tyre, takohen natën nën ballkonin e të resë aristokrate veroneze dhe organizojnë një plan për t’u larguar e martuar.
Xhulieta duhej të shtirej si e vdekur, Romeo më pas duhej ta ndiqte. Por Romeo nuk e di që vdekja e të dashurës është shtirje, kur e arrin, e beson të vdekur dhe helmohet për të qëndruar përjetësisht me të.
Kur zgjohet, Xhulieta kupton se çfarë kishte ndodhur dhe vetvritet. E këtë herë me të vërtetë. Sepse një jetë pa të dashurin e zemrës së saj, do të ishte më e tmerrshme se vetë vdekja. Një tragjedi e vërtetë apo jo?
Edward Cullen e Bella Swan / Robert Pattinson e Kristen Stewa
Një histori dashurie e dy-fishtë për këta dy të rinj shumë të bukur e aktorë po shumë të bukur të Hollywood. Robert e Kristen janë njohur në sheshxhirimin e serialit më të famshëm të viteve të fundit: "Twilight". Në film ata interpretojnë Edward e Isabella (e thirrur Bella: një djalë vampir e një vajzë njeri , që dashurohen, por nuk mund të qëndrojnë bashkë për arsye të natyrës së tyre të ndryshme.
Në sheshxhirim të rinjtë u dashuruan. Robert e Kristen kanë qenë një nga çiftet më të ndjekura dhe të përfolura të botës së kinemasë. Shumë thonë se në të vërtetë nuk janë çift e në fakt ata ndahen e bashkohen.
Hirushja dhe Princi i Klatër
Historia e dashurisë romantike, kërkimi i vërtetë për Princin e Kaltërl. Hirushja është një vajzë e shfytëzuar dhe e keqtrajtuar nga njerka dhe të bijat e saj , të cilat e konsiderojnë inferiore. Mbreti organizon një ballo për të gjetur nuse për të birin, princin. Falë një magjie të Zanës Mëmë, Hirushja transformohet në një princeshë të vërtetë e mund të shkojë në ballo, por vetëm deri në mesnatë.
Kur princi shkëmben vështrimin e parë me Hirushen , dashurohet, por është vonë, ajo duhet të kthehet në shtëpi për ndryshe gjithçka do të marrë fund. Duke vrapuar drejt karrocës, ajo humb një prej këpucëve prej kristali. Princi që do ta ketë me patjetër Hirushen për grua, merr këpucën dhe ua provon të gjitha grave derisa zbulon që princesha e tij është pikërisht Hirushja e thjeshtë. E në këtë mënyrë jetuan të lumtur e të kënaqur.
Dashuri e Psikikë (Amore e Psiche)
Një nga historitë mitologjike më të bukura, metafora e luftës së përjetshme mes racionalitetit dhe instiktit, mes zemrës dhe trurit.
Psiche është një vajzë e re e bukur sa Venusi (simboli i bukurisë). Venus, xheloze për këtë rivalitet, dërgon djalin e saj Dashuri (Kupidi, zoti i dashurisë) për të ndëshkuar Psichen duke e bërë të dashurohet me një burrë të pashpirt. Por në fakt, është Dashuria ( Amore) që bie në dashuri me vajzën, që e rrëmben tek porta e kështjellës, duke e mbajtur në errësirë të fshehur nga e ëma.
Sakrifica që i kërkoi të dashurës të bënte ishte të mos i shihte fytyrën të fejuarit të saj, Dashurisë (Amores). Por kurioziteti shtyn Psikikën (Psichen), një natë, t’i ndriçcojë fytyrën të fejuarit. Atëherë Dashuria (Amore) largohet. Psikikja ( Psiche), e shkatërruar nga pendimi e kërkon kudo të dashurin e saj e tenton të falet nga Venusi. Por ajo e vë në prova të vështira vajzën, e cila e dëshpëruar, tenton disa herë të vetvritet. Derisa dashuria triunfon: Psikikja (Psiche) transformohet në dea e më në fund martohet me Dashurinë e saj.
Lilli dhe Vagabondi
Kjo histori e Disney ka apasionuar të mëdhenj e të vegjël. Tregon dashurinë mes Biagios, një qeni endacak, e Lillit, qenushe race e mësuar të jetojë në luksin e shtëpisë. Dashuria e tyre është shumë e vështirë, për shumë arsye, duhet të tejkalojë shumë barriera e mes tyre një rrugë të shkurtër deri në një strehimore për qenë. Gjatë aventurave të tyre, Biagio i mëson Lillit si është bota reale e Lilli mëson Biagion për të dashuruar.
Por gjithçka është në rregull kur përfundon mirë. Biagio adoptohet nga familja e Lillit! Një histori dashurie që të bën të reflektosh mbi ndjenjat, mbi botën e miqve tanë me katër putra dhe që të bën përherë të emocionohesh për këtë pastërti dhe sinqeritet që buron prej tyre.
Jack dhe Rose
Jack e Rose janë protagonistët e historisë së Titanik, për sa ka treguar më 1997 regjisori James Cameron (ai i Avatar). Kanë bërë të qajnë miliona njerëz.
Rose (Kate Winslet) është një vajzë aristokrate, e cila me të ëmën dhe të fejuarin nisen për një udhëtim me anijen më të madhe në botë: Titanikun. Në të njëjtën anije udhëton djali i varfër, por i parezistueshëm, Jack Dawson (Leonardo Di Caprio). Ata të dy takohen rastësisht dhe prej atij momenti nuk i ndahen për asnjë sekondë vështrimit të njëri-tjetrit, derisa shpërthen dashuria mes tyre.
Fatkeqësisht çështja e Titanikut është një histori tragjike: gjatë rrugës, anija përplaset me një aisberg dhe një natë fundoset tragjikisht në Artikun e akullt me të gjithë ekuipazhin dhe pasagjerët.Në film Rose shpëton, ndërsa Jacku i saj nuk mundet t’i mbijetojë ujërave të ftohtë të oqeanit.
Shrek dhe Fiona
Shrek e Fiona janë protagonistët e serialit me fat dhe zbavitës të "Shrek", që na rrëfejnë dashurinë për atë që është e jo për atë se si do ta donin përrallat.
Sherk është një vigan i keq, asocial (që urren qëniet e tjera), dhe që jeton vetëm. Një ditë të gjithë banorët e Mbretërisë së Përrallave, të dëbuar nga Mbreti Farquaad pushtojnë territorin e tij. Atëherë Shrek vrapon për tek mbreti për të bërë një marrëveshje: ai do t’i gjente një princeshë dhe në këmbim Mbreti Farquaad do të kishte marrë pronat e veta në mbretërinë e tij.
Fatkeqësisht gjërat nuk shkuan ashtu siç Shrek e kishte programuar. Në fakt, gendet duke shpëtuar Fionën, një princeshë shumë pak e fjetur, e zgjuar, e djallëzuar, e panvarur dhe viktimë e një kurizoziteti të magjishëm: natën bëhej një vigane! Ata të dy edhe duhen edhe urrehen, por pas shumë pengesash, një puthje mes tyre çliron magjinë e Fionës, që merr vëmendjen e dashurisë së saj të vërtetë.
Orfeo dhe Euridice
Një histori tjetër nga Mitologjia që godet për forcën e ndjenjave është ajo e Orfeos dhe e gruas së tij. Orfeo është një muzikant, i bie lirës si askush tjetër në tokë. Gruaja e tij shumë e bukur, ninfa Euridice, është e mrekulluar nga zotësia e tij, por duhet të përballet me një tjetër që i vardiset: Aristeo. Një ditë, ndërsa përpiqet t’i përvidhet, Euridice kafshohet nga një gjarpër dhe vdesë.
Orfeo nnuk dorëzohet dhe zbret deri në ferr, ku muzika e tij prek edhe zemrat e djajve. Në këtë mënyrë e drejtojnë kah e dashura e tij e Zoti Ade i lejon ta marrë në Tokë. Por me një kusht: që Orfeo të mos kthehet e ta shohë Euridice derisa të mos jenë kthyer në dritën e diellit. Orfeo nisë të vrapojë, për të patur sa më shpejt gruan e tij, dashurinë e tij dhe e tërheq me vete. Por një hap nga dalja Orfeo, që ka humbur dorën e dashurisë së tij, duke mos i rezistuar tundimit kthehet. Euridice i mabn dorën, por, i dashuri i saj ka prishur paktin, dhe ajo vdesë për herë të dytë.
Babi e Step
Babi e Step janë një nga çiftet më të dashura për të rinj të kinemasë. Ata janë protagonistët e "Tre metra mbi qiell" film që është frymëzuar nga romani me fat i Federico Moçias. Step (Riçardo Scamarcio) është djali tipik cub, Babi (Katy Saunders) është vajza e mirë, naive, e ëmbël, që dashurohet me djalin “e gabuar”. Por Step humb tërësisht arsyen përballë ndjenjave që ka për të