Gazetari Blendi Fevziu ka zgjedhur ta festojë jashtë Shqipërie ndërrimin e viteve. Destinacioni i tij për këtë vit ka qenë Monte Carlo (Monaco), të cilin ai duket se e ka të preferuar, meqë e ka zgjedhur shpesh edhe për pushimet e verës. i shoqëruar nga bashkëshortja, Ines, e cila është gjithmonë e kuruar në look dhe në formë të shkëlqyer fizike, dhe vajza, Fevziu ka zgjedhur Monaco-n për të kaluar pushimet dimërore dhe Vitin e Ri.

Në profilin e tij në Instagram, Fevziu ka publikuar disa foto në ditët e para të janarit, duke përshëndetur dhe uruar Vitin e Ri të gjithë miqtë dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Viti 2014 ka qenë një vit i mbarë dhe ndër më të suksesshmit për gazetarin Fevziu. Libri i botuar së fundi prej tij, i cili u promovua në Panairin e Librit në muajin nëntor, “Ahmet Zogu”, arriti rekorde shitjesh që në ditët e para të publikimit dhe vazhdon të jetë po aq i kërkuar sa edhe libri i tij i parë “Enver Hoxha”.