Vetëm dy ditë pas statusit me nota të larta zemërimi dhe mllefi ndaj politikanëve, Adelina Ismaili nuk ka pritur për reagime. Me sa duket, të gjitha kërcënimet apo shantazhet që i janë përgjatë këtyre 8 vjetëve, siç ka thënë vetë këngëtarja, tani duhet të marrin fund. Duke iu drejtuar me një deklaratë të ashpër të gjithë zyrtarëve, biznesmenëve, politikanëve etj., këngëtarja kosovare u ka kërkuar që tashmë ta lënë të qetë, sepse ajo është e gatshme të tregojë të vërtetat që di.

Statusi që bëri jo pak zhurmë edhe në mediat kosovare dhe shqiptare, është pasuar para disa orësh me disa foto intime që vetë këngëtarja i ka postuar në profilin e saj në Facebook. Prej vitesh, Adelina jeton me partnerin e saj, Vali Krasniqi, në Zvicër, dhe prej andej ka vendosur të bëjë publike disa momente nga jeta e tyre private, shoqëruar edhe me shpjegimin: “Adelina dhe Vali, fotografi intime, pa politikë, pa thashetheme.” Së fundi, këngëtarja është përfshirë edhe në procese gjyqësore për thashethemet që janë thënë dhe shkruar për të.
