Vetëm një javë më parë, në një intervistë për mediat, ish-banorja e Big Brother 8, Tea Zhuli, ka deklaruar se ajo dhe Veseli, fituesi i këtij kompeticioni, më në fund janë lidhur. Dhe nuk kaloi shumë kohë dhe bukuroshja që mbajti rreth vetes disa nga djemtë më të pashëm të shtëpisë, ka vendosur edhe ta bëjë publik momentin më të bukur të kësaj lidhjeje - puthjen e shumëpritur.

Edhe pse kishte deklaruar natën finale të Big Brother se do të kishte një puthje në Post Big Brother, Tea nuk e mbajti fjalën, ndërsa Veseli, me qetësinë dhe mirësinë që e karakterizon, tha se do të respektonte zgjedhjen e saj. Duket se edhe këtë herë, të njëjtën gjë ka bërë, meqë foton e puthjes e ka postuar vetëm Tea në profilin e saj në Instagram me shënimin: “Ja çifti i rasteve dhe i eventeve…” Të shumta kanë qenë komentet dhe përgëzimet nga fansat e çiftit, madje edhe nga ata që këtë puthje e kanë konsideruar “The kiss of the year.”