Pas fejesës, pak muaj më parë, këngëtarja Anjeza Shahini është martuar me të dashurin e saj, Paul Edwarll Connolly. Lajmi konfirmohet pasi ajo vetë ka publikuar pak më parë foton e ftesës së dasmës që është  organizuar në datën 7 shtator, në një festë që niste në orën 17.00 në San Gulianno Terme, një lokalitet i Pizës në Toskana të Italisë.

Anjeza është fejuar me Paul në mars në një udhëtim në Venecia, ku ai i propozoi me unazën klasike të fejesës. Duket që Italia e ndërmjetme për shqiptaren dhe anglezin është bërë atdheu i romancës së tyre dhe ngjarjeve më të rëndësishme të kësaj marrëdhënieje, deri tani.

Dasma është zhvilluar në një ndërtesë antike mes Lucca-s dhe Piza-s, Villa di Corliano.