Joeli, djali i Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës, sapo ka festuar 2-vjetorin e lindjes dhe prindërit kanë menduar që së shpejti t’i dhurojnë një motër ose një vëlla. Amarda Toska mund të jetë shtatzënë për herë të dytë. Të paktën këtë ka lënë të nënkuptohet në një intervistë të fundit në programin “Oktapod” në Vizion Plus. E ngacmuar nga moderatori Turjan Hyska, Ami ka folur për ndjenjën e bukur të mëmësinë dhe për të birin, i cili vazhdimisht “është ai që na nxjerr nga natyra, duke nxjerrë më të mirën tonë” dhe njëkohësisht i është përgjigjur pa u menduar pyetjes së radhës “Po i dyti?”, duke dhënë lajmin se një fëmijë i dytë “nuk do të vonojë shumë”: “Kur nuk mund ta them, se nuk është mirë ta planifikojmë, por nuk do të vonojë shumë. Të paktën këtë gjë e duam”,– ka thënë Ami, por pa konfirmuar pyetjen e Turit nëse do të jetë vitin tjetër, por duke lënë të nënkuptohet se mund të jetë në fazat e para të një shtatzënie ose po planifikon në një të ardhme shumë të afërt.