Moderatorja e njohur e Televizionit Klan, Rudina Magjistari, sot është bërë nënë për herë të parë. Vetëm disa orë më parë, ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj, të cilën e ka pagëzuar me emrin Mia. Lajmin e ka ndarë vetë moderatorja në profilin e saj në Facebook: “Jemi të lumtur të ndajmë gëzimin tonë me ju sot: Para 4-orësh lindi Mia, engjëlli që na e mbushi jetën plot. Rudina & Xhavit”