Aktori turk, Kenan İmirzalıoÄŸlu, i njohur për rolin e tij të famshëm Ezel, ka vendosur më në fund të martohet. Pas shumë marrëdhënieve të shkurtra dhe të gjata, pas lidhjeve me aktore dhe modele, duket se Ezel ka gjetur dashurinë e vërtetë në krahët e modeles 28-vjeçare Sinem Kobal. Marrëdhënia e tyre ka nisur qysh në dhjetor të vitit 2014 dhe për më shumë se një vit ka qenë në fokus të mediave turke. Tashmë, gjithçka është bërë serioze për 42-vjeçarin. Në muajin tetor, dy familjet u panë të darkonin së bashku dhe, siç u komentua nga mediat turke, ceremonia ishte “për të kërkuar dorën e vajzës”. Pas kësaj, Kenan tha se “dy familjet mirëkuptohen mjaft mirë me njëra-tjetrën dhe shumë shpejt dua të martohem me Sinem, sepse jam i dashuruar me të.”

Derisa, në fund të dhjetorit, me rastin e Krishtlindjeve, Kenan i ka propozuar martesë së dashurës dhe pritet që verën e ardhshme të zhvillohet edhe ceremonia e dasmës.
