Moderatorja e programit “E diell” në Top Channel, Ornela Bregu, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Vazhdimisht ajo poston foto nga jeta artistike, por edhe private. Nënë e dy fëmijëve të rritur tashmë, Ornela shihet shpesh duke ndarë kohë me vajzën dhe djalin e duke bërë pjesë miqtë dhe ndjekësit në rrjetet sociale. Në një postim të fundit në profilin e saj në Instagram, Ornela ka publikuar një fotografi para 17-vjetësh, në nëntor të vitit 1999, ndërsa ishte duke prezantuar Festivalin e Këngës Popullore në RTSH. Nga fotoja, është lehtësisht e dukshme që përveç ngjyrës së flokëve, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar për moderatoren. Por jo të gjithë e dinin që në atë kohë, "sekreti" i disa kileve më shumë fshihej pas shtatzënisë së moderatores, kur ishte në pritje të vajzës: "Nëntor 1999! Festivali i Këngës Popullore, katër muajshe shtatzënë me vajzën”,– shkruan ajo në krah të fotos.

Muajt e parë të shtatzënisë, por edhe kostumi popullor nuk kanë treguar asgjë për publikun në atë kohë, por sot, pas 17-vjetësh, vajza që erdhi në jetë pak muaj pas kësaj fotoje është bëra shoqja më e mirë për mami Ornelën.


