Ajo nuk i ka ndalur për asnjë moment postimet gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes. Aktorja e dashur për publikun shpreh hapur se po kalon një nga periudhat më të bukura të jetës, dhe me të drejtë. Nga dita në ditë ajo poston foto nga perditshmëria me Viktorian dhe nga shëtitjet e tyre, ndërsa sot ka zgjedhur të publikojë një moment të veçantë familjar nga dita e lindjes.

Në foton prekëse dallohet ajo që mban Viktorian e sapolindur në krah dhe bashkëshorti që e puth ëmbëlsisht në ballë. Padiskutim një nga kujtimet më të bukura familjare.