Drejtuesi i Facebook Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan kanë lajmëruar lindjen e vajzës së tyre të dytë.  

Çifti ka zbuluar edhe emrin e vajzës, August, frymëzuar me siguri nga muaji kur ajo ka lindur.

Vajza e parë e tyre, Max, ka lindur në vitin 2015 dhe ditën që ata lajmëruan lindjen e saj, shpallën edhe krijimin e një fondi filantropik për zhdukjen e sëmundjeve.

Atë mesazh e kanë vazhduar sot, me letrën që i kanë shkruar vajzës së dytë.

"Kur motra jote u lind, ne shkruam një letër sesi shpresonin që të ishte bota ku ajo do të rritej, një botë me arsim më të mirë, më pak sëmundje, komunitete më të forta dhe më shumë barazi. Ne shkruajtëm që me gjithë përparimet në shkencë, brezi juaj do të jetonte shumë më mirë sesa ne dhe që ne kishim përgjegjësinë tonë për ta bërë këtë gjë të ndodhte. Edhe pse titujt përqendrohen në atë që është gabim, ne ende besojmë që gjërat pozitive do fitojnë. Ne jemi optimistë për brezin tuaj dhe të ardhmen. Por në vend që të shkruajmë për rritjen, duam të flasim për fëmijërinë. Bota mund të jetë një vend serioz. Prandaj është e rëndësishme të gjejmë kohë të dalim dhe të luajmë.  

Ti do jesh e zënë kur të jesh e rritur, kështu që unë shpresoj të kesh kohë t'u marrësh erë luleve dhe të vendosësh gjithë gjethet që do në shportë, tani. Unë shpresoj që të lexosh librat e tu të preferuar të Dr. Seuss aq herë sa të nisësh t'i krijosh vetë historitë për Vipper of Vipp. Unë shpresoj që të luash aq shumë në karuzel me Max sa të zbusni çdo kalë. Shpresoj të ecësh rreth sallonit dhe kopshtit sa të duash. Dhe pastaj shpresoj të flesh shumë. Shpresoj të jesh një gjumashe e madhe. Dhe shpresoj që edhe në ëndrrat e tua ta ndiesh sesa shumë të duam...", shkruan Mark në këtë letër kushtuar fëmijërisë...Edhe optimizmit! Që janë shumë të afërta.