Motrat Luana dhe Marina Vjollca, para pak ditësh kishin publikuar një foto në Instagram, e cila tregonte se po niseshin diku, por vetëm në vigjilje të Krishtlindjeve ato zbuluan udhëtimin. Dhe për të kaluar këtë festë, ato kanë kapërcyer oqeanin dhe janë ndalur në Nju Jork.

Vajzat e dashura të ekranit kanë uruar nga larg të gjithë miqtë dhe ndjekësit në rrjetet sociale. Sa për dhuratat dhe surprizat, sigurisht nuk mund të mungonin. “Dhuruesit misteriozë” i gjejnë gjithmonë koordinatat e bukurosheve Vjollca.